Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    FOTO/ Ky është gjyqtari që dha dorëheqje nga Gjykata Speciale në Hagë

    31/08/2022 12:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Mihael Bolander u dorëhoq nga pozita e tij prej gjyqtari në Gjykatën Speciale, njoftuan Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Bolander i dorëzoi dorëheqjen kryetares së kësaj gjykate Ekaterina Trëndfilova, thuhet në njoftimin e publikuar për media.

    “Sot, gjykatësi Mihael Bolander i dorëzoi Kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij si gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). Gjykatësi Bolander, i cili dha dorëheqje për arsye personale, deklaroi se ndihej i nderuar që kishte shërbyer si gjykatës i DHSK-së”.

    “Kryetare Trendafilova shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për kontributin e gjykatësit Bolander në mandatin e DHSK-së,  përfshirë edhe, së fundi, si anëtar i panelit të parë të Gjykatës Supreme”, përfundon njoftimi.

    Gjykatësi Mihael Bolander (Gjermani) ka punuar nga viti 2015 deri më 2019 si gjykatës hetimor ndërkombëtar në Dhomat e Jashtëzakonshme në Gjykatat e Kamboxhias; Ai u ricaktua nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, më 22 Prill 2020.

    Që nga viti 2004, ai ka punuar si profesor i të drejtës krahasuese dhe të drejtës penale ndërkombëtare në Universitetin e Durhamit. Gjatë periudhës 2010-2014, gjykatësi Bolander punoi si profesor i jashtëm i të drejtës penale në Universitetin e Groningenit (Holandë), dhe më 2012 dha mësim në Universitetin Al-Azhar (Egjipt), si akademik i jashtëm.

    Që prej vitit 2001, ai është angazhuar në trajnimin gjyqësor, ndër të tjerë, të gjykatësve të Tribunalit të Lartë të Irakut dhe në këshillimin e qeverive. Gjatë periudhës 1991-2004, z. Bolander ishte gjykatës për çështje penale dhe civile në Tyringen (Thüringen) në Gjermani.

    Më 1996, ai ishte jurist i jashtëm në një gjykatë të shkallës së parë dhe për hetime paraprake në Spanjë. Gjatë periudhës 1999- 2001, punoi si jurist i lartë në një nga Dhomat Gjyqësore të Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

    Gjykatësi Bolander është diplomuar dhe doktoruar si jurist nga Universiteti i Zarlandit (Saarland) në Gjermani. Ai ka botuar gjerësisht në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe krahasuese penale.

    Artikuj të ngjashëm

    LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje një gjyqtar i Gjykatës Speciale

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.