Lajme
Foshnja dërgohet pa shenja jete në spitalin e Pejës – nisin hetimet nga Policia dhe Prokuroria
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në spitalin e Pejës, ku një foshnje është sjellë pa shenja jete në repartin e emergjencës. Rasti ka ndodhur në fshatin Dugajevë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se rasti është raportuar rreth orës 11:42 nga Emergjenca.
“Mjeku kujdestar ka konstatuar se fëmija ka ardhur pa shenja jete”, deklaroi Gashi për Express.
Ai bëri të ditur se Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ka njoftuar menjëherë Prokurorinë për rastin.
Mësohet se fëmija është rreth 2 muajsh.