Në Forumin Ekonomik të Izmirit, një delegacion i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, i përbërë nga 20 kompani kosovare, mori pjesë në një ngjarje të rëndësishme ekonomike, me qëllim nxitjen e marrëdhënieve tregtare dhe investimeve ndërkombëtare.
Ky forum, i organizuar në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Izmirit dhe Shoqata Kosovare Izmir, kanë organizuar forumin ekonomik “Ditët e Biznesit Kosovar” e cila u ndoq nga mbi 300 biznese nga Izmiri, duke treguar potencialin e fortë për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj, theksoi potencialin e madh që Kosova ofron për investitorët e huaj, duke vënë në pah avantazhet strategjike të vendit, përfshirë pozitën e favorshme gjeografike si një nyje e rëndësishme mes shteteve të Ballkanit.
Ai gjithashtu nënvizoi mundësitë e zhvillimit në sektorë të ndryshëm ekonomikë, si energjia, minierat, prodhimi, tregtia dhe agrobiznesi. Ngjarja tërhoqi mbi 300 biznese nga Izmiri dhe ngjalli një interes të madh nga pjesëmarrësit turq për investimet në Kosovë. Diskutimet u përqendruan në mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe përfitimet që Kosova ofron për investitorët e huaj.
Nënkryetari i Odës së Tregtisë z. Alia Imızaa, falënderoi Kryetarin Dreshaj dhe delegacionin e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës për pjesëmarrjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim me bizneset e Izmirit. Ai shprehu angazhimin për të intensifikuar bashkëpunimin në të mirë të të dy vendeve.
Gjatë punimëve në forum ofroi mundësi të jashtëzakonshme për takime B2B dhe diskutime mbi mundësitë e investimeve në Kosovë., diskutime të frytshme me komunitetin e biznesit të Izmirit, duke theksuar mundësitë për investime dhe bashkëpunim në sektorë të ndryshëm.
Kompanitë e biznesit nga Izmiri bënë shumë pyetje rreth mundësive të investimit në Kosovë, duke treguar një interes të madh për të eksploruar këto mundësi më tej.
Në përfundim të forumit, palët u dakorduan për organizimin e një vizite të bizneseve nga Izmiri në Kosovë, me synimin e forcimit të lidhjeve ekonomike dhe eksplorimit të mundësive të reja për bashkëpunim.
Oda e Izmirit i dha mirënjohje dhe qelesinë e bashkëpunimit të Odes, Kryetarit të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Besart Dreshaj, për kontributin e tij dhe angazhimin në promovimin e mundësive për investime dhe zhvillim ekonomik.
Në këtë forum, morën pjesë gjithashtu: • Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë Alia ımızaa • Drejtori i Kulturës i Provincës së Izmirit, z. Sadık Do Kemruer • Konsulli Nderi i Kosovës, z. Muharrem Toprak • Zëvendës Kryetari i Këshillit të Mecliszmir BB, z. Atilla Baysak • Anëtari i Bordit të IZTO, z. Mahmut Erkoç • Kemal Erim • Anëtarët e Këshillit të CHP Karşıyaka, z. ımızaevket Balla dhe z. ululhamı Yıldız • Presidenti i Bordit të Ceshtob, z. Orhan Belge • Presidenti i Shoqatës Kulturore Shqiptare të Çeşmes, z. başkanıbrahim Topal • Presidenti i Shoqatës Kulturore Shqiptare të Turgutlu, z. Bilal Alsaç • Presidenti i Batüder, z. Akın Kazanço başkanılu • Presidenti i Shoqatës së Thrakës Perëndimore, z. Mümin Durmuş • Presidenti i Federatës Kretane, z. Zafer Güzelkasap • Presidenti i Shoqatës Banner Rumeli, z. Ömer Ok Po ashtu, mbi 300 kompani nga fusha të ndryshme ishin pjesëmarrës në këtë forum. Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin: • Besart Dreshaj – Kryetar • Hashim Deshishku – Lesna Group • Gezon Berisha – Shkëmbi Gllarevë • Mustaf Krasniqi – Knap Construction • Murat Kuka – Kuka Shpk • Blerim Grainca – Ideal Invest • Imer Ademi – ALKO Impex • Astrit Gashi – Melodia Px • Kolegji i Biznesit • Olsi Sistem Hair Ks • Uke Menxhiqi – Bingo Shpk • Eris Deshishku – Gaia Restorant • Hajrush Shoshi – Interings, Sener Gjini • Brahim Selimaj – Elsa Group •, BRT Pharm • – Madekos Pharm • Eris Deshishku- Gala Restorant .
Këtij diskutimi i parapriu prezantimi mbi promovimin e Kosovës dhe mundësitë që ofron vendi jonë. Në fund të forumit ekonomik në Izmir, të gjithë ranë dakord për të organizuar një vizitë të bizneseve nga Izmiri në Kosovë, duke forcuar më tej lidhjet tona dhe duke eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim Ky forum shënoi një hap të rëndësishëm në promovimin e mundësive për investime dhe zhvillim ekonomik, si dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izmirit.