Interi dhe Empoli do të zhvillojnë ndeshjen e javës së 36-të në Serie A.
“Nerazzurrët” janë në garën e ngushtë me Milanin për titullin e kampionit dhe synimi i tyre i vetëm është fitorja.
Kampioni në fuqi italian është i dyti në tabelë me 75 pikë, teksa rivali i tyre lokal ka 77 pikë.
Ndeshja do të zhvillohet në “Giuseppe Meazza” nga ora 18:45.
Formacionet zyrtare:
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Correa.
Empoli: Vicario; Fiamozzi, Romagnoli, Luperto, Parisi; Asllani, Stulac, Bandinelli; Bajrami, Zurkowski; Pinamonti.