OP/ED

Forcimi i bashkëpunimit me Turqinë, një ndër partnerët më strategjikë për Kosovën e Shqipërinë

Shkruan Faton Hasani

Forcimi i aleancave me partnerët strategjikë në këtë kohë të zhvillimeve të shpejta e të paparashikueshme në gjeopolitikën botërore, sidomos për vendet e vogla ku bëjnë pjesë edhe Kosova dhe Shqipëria, duhet të jenë objektiva kyçe të politikës së jashtme të dy vendeve tona.
Marrëdhëniet tona me Turqinë, SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe vendet kyçe të BE-së në rrafshin politik e diplomatik, si dhe me NATO-n në rrafshin ushtarak, kërkojnë intensifikim të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit, angazhim shtesë diplomatik, lobim institucional dhe nëpërmjet të gjitha kanaleve të tjera, në mënyrë që t’u bëhet ballë sfidave që kemi përpara karshi zhvillimeve gjeopolitike.
Në këtë kontekst, bashkëpunimi me Turqinë, si një shtet i cili çdo ditë, përveç relevancës ekonomike, ushtarake dhe politike, po bëhet edhe faktor dominues në diplomacinë botërore, duke ruajtur një rol jashtëzakonisht pozitiv për ndalimin e konflikteve në botë dhe arritjen e paqes në shumë vende që janë në konflikt, ku falë meritave të diplomacisë turke dhe Presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, në shumë vende janë arritur armëpushime dhe është rivendosur paqja, vendet tona Shqipëria dhe Kosova kanë fatin dhe duhet ta shfrytëzojnë mundësinë për thellimin maksimal të bashkëpunimit me Turqinë në aspektin politik, ekonomik, diplomatik, ushtarak dhe kulturor.
Turqia është në mesin e partnerëve më të rëndësishëm strategjikë të Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa Presidenti i Turqisë, zoti Rexhep Tayyip Erdogan, është mik i veçantë i popullit shqiptar, por edhe i Ballkanit në përgjithësi, ku përveç të tjerash, falë angazhimit të tij personal dhe diplomacisë turke janë siguruar rreth tridhjetë për qind të njohjeve të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Back to top button