Forcat Speciale të Kosovës dhe ato të Shqipërisë stërviten për 26 javë së bashku

Forcat Speciale të Kosovës janë stërvitur për 26 javë me Forcat Speciale të Shqipërisë në terrene të ndryshme në Shqipëri.

Lajmin për këtë trajim e ka dhënë ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj i cili ka treguar edhe në cilat fusha janë përgaditur.

“Gjatë trajnimit, pjesëtarët tanë janë përgatitur për: Lidership, topografi, alpinizëm, përgatitje fizike, taktika speciale, përdorim të eksplozivëve, zbulim special, veprime me Helikopter, njohuri armatimi dhe qitje, shëndetësi etj”, ka shkruar Mehaj.

Postimi i tij i plotë:

Pas 26 javëve të stërvitjeve, me shumë sukses ka përfunduar trajnimi i Forcave tona Speciale, trajnim ky i realizuar së bashku me Forcat Speciale të Shqipërisë, në terrene të ndryshme në Shqipëri.
Gjatë trajnimit, pjesëtarët tanë janë përgatitur për: Lidership, topografi, alpinizëm, përgatitje fizike, taktika speciale, përdorim të eksplozivëve, zbulim special, veprime me Helikopter, njohuri armatimi dhe qitje, shëndetësi etj.
Trajnimi është mbyllur me sukses dhe Forcat tona të specializuara, janë në nivelin më të lartë të përgatitjes.

Reklama