Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Fonseca: Përballjet ndaj Monzës dhe Cagliarit më të vështira se ndaj Real Madridit

    06/11/2024 18:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, beson se më e vështirë është të garosh në Serie A, sesa në Ligë të Kampionëve.

    Portugezi e dha këtë deklaratë, pasi skuadra e tij po vuan në elitën e futbollit italian, teksa natën që lamë pas e mposhti në Santiago Bernabeu kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve, Real Madridin.

    Duke folur për Sky Sports Italia, ai tha: “Mendoj se fituam sepse lojtarët patën guximin të vinin këtu dhe të luanin lojën e tyre, pa pasur frikë nga asgjë. Ne donim ta mbanim topin, bëmë gjëra të shkëlqyera në pjesën e parë dhe më pas u munduam pak më shumë pas pushimit, por ia dolëm së bashku dhe e merituam plotësisht këtë fitore. Jo vetëm sepse shënuam tre gola, por edhe luajtëm me shumë cilësi”.

    Ish-trajneri i Lilles shtoi tutje: “Nuk jam dakord kur njerëzit thonë se futbolli italian është defanziv. Mund të jemi një ekip me më shumë iniciativë dhe dominim të ndeshjes në Evropë, këto janë karakteristikat e skuadrës. Ne dëshmuam se skuadrat italiane nuk mbrojnë vetëm, ne luajtëm me topin dhe kishim pozicionim të shkëlqyer Më e vështirë është të luash në Itali ndaj Monzës e Cagliarit. Këto janë më të vështira se ndaj Real Madridit.

    Artikuj të ngjashëm

    Reali përsëri fiton me një gol, kësaj radhe ”hero” Arda Guler

    Ronaldo e paralajmëron rikthimin në Real Madrid

    Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu për qëllime komerciale

    Të Fundit

    Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

    Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

    U pa në foto me armë, policia e arreston të dyshuarin në Shtime – i gjenden dy uniforma ushtarake

    Qytetari bën thirrjen publike për vajzën që iu mbulua

    Digjen rreth 2 hektarë grur në fshatin Drenoc të Malishevës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.