Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fondacioni “Avni Hyseni” merr përsipër pagesën e qirasë dhe trajtimin mjekësor të veteranit të UÇK-së, Burim Zeka

    13/01/2022 16:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Fondacioni Humanitar  “Avni Hyseni”, ka marrë përsipër që veteranit të UÇK-së, Burim Zeka t’ia sigurojë qiranë çdo muaj.

    E në kuadër të kësaj edhe mundësinë e trajtimit jashtë vendit.

    Kështu thuhet në njoftimin e bërë nga Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni”.

    “Pas postimit të Telegrafi.com për gjendjen e rënd shëndetësore dhe ekonomike të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Burim Zeka nga Skenderaji sot e vizituam në QKUK (repartin e Neurogjisë) i shtrirë qe 3 ditë për shkak të keqësimit shëndetësor nga sëmundja e rëndë Neurofibromatoza dhe ka nevojë për mundësinë e trajtimit jashtë vendit. Fondacioni Humanitar ‘Avni Hyseni’ mori përsipër që së pari ta mbështesë me pagesën e qirasë çdo muaj ku edhe jeton kjo familja për momentin si dhe po pret raportin mjekësorë për të parë mundësin e trajtimit të tij jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e fondacionit.

    Veterani i luftës Burim Zeka, jeton tash e dy vite në dhimbje të mëdha të shkaktuara nga një tumor.

    Përveç sëmundjes hall tjetër për Zekën dhe bashkëshorten e tij ishte edhe sigurimi i të hollave për pagesën e qirasë së banesës.

    Në kudër të kësaj nga fondacioni, Burimit iu premtua që do të do të bëhet gjithçka që është e nevojshme, për të dhe sëmundjen e tij.

    “Adnan Hyseni në emër Fondacionit i garantoj Burimit por edhe vllaut Zaimit dhe familjarëve të tjerë që ishin në vizitë se çka do që kërkohet nga ne dhe ekzistojnë mundësitë bashkë me kombin shqiptar do jemi afër familjes Zeka e veçanërisht veteranit të UÇK-së, Burimit i cili ishte në gjendje edhe të flijohet në luftën e lavdishme të UÇK-së për lirinë që kemi sot e që fatkeqësisht është godit nga sëmundja tepër e rëndë Neurofibromatoza”, përfundon njoftimi.

    Artikuj të ngjashëm

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    Të Fundit

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Kadrijaj: Albin Kurti është bllokues, Lëvizja Vetëvendosje është bllokuese

    Krasniqi pas dështimit të 42-të: Tym e zjarr për Kuvendin nuk kemi, siç kishte Kurti dikur

    “A më e rëndësishme është Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës”, Musliut iu ndërpritet fjala nga Dehari

    Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.