Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Fole gjarpërinjsh”, Trump në një mendje me Musk: Ta mbyllim USAID-in

    07/02/2025 20:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti amerikan Donald Trump vazhdoi sot sulmet e tij të pamëshirshme ndaj Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke bërë thirrje troç që agjencia të “shfuqizohet”.

    “Korrupsioni në USAID është në nivele të paprecedentë. Mbylleni atë!”, ka shkruar presidenti amerikan me germa të mëdha në një postim në platformën e tij, Truth Social.

    Agjencia kryesore amerikane që shpërndan ndihma humanitare në nivel ndërkombëtar, me një buxhet prej rreth 40 miliardë dollarë në vitin fiskal 2023, ka përfunduar në lupën e programit për riorganizimin e administratës publike, kryesuar nga Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, aleat dhe këshilltar i Presidentit Trump.

    Programi i riorganizimit filloi të zbatohej pasi presidenti republikan u kthye në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

    “Po zoti President”, i është përgjigjur Musk, Trumpit, duke ripostuar postimin e Presidentit në platformën ‘X’.

    Musk ndër të tjera thotë se USAID është një “fole e gjarpërinjve marksistë që e urrejnë Amerikën”.

    Në të njëjtën kohë, Trump javën e kaluar tha se agjencia drejtohet nga “një grup radikalësh të çmendur”.

    Administrata Trump synon të mbajë më pak se 300 anëtarë të stafit të USAID-it , staf i cili tejkalon 10,000 njerëz në mbarë botën dhe punojnë kryesisht në vende të huaja. 

    Artikuj të ngjashëm

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Të Fundit

    Aksident i rëndë në rrugën Zhabar-Shipol, vetura përfundon në kanal

    10 vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”

    Publikohen pamje ekskluzive nga Vatikani, momenti kur u zgjedh papa i ri

    Pas më shumë se 100 vjetësh rikthehet “Leo”, ja çfarë simbolizon ky emër që e zgjodhi papa i ri

    “Kanë për qëllim kërcënimin ndaj meje”, Gjergj Dedaj kontaktohet nga Gjykata Speciale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.