Lajme
Fluks i madh në kufi: 2 orë e 30 minuta pritje te Dheu i Bardhë
Pikat kufitare të Kosovës po përballen me një fluks të shtuar të mërgimtarëve dhe qytetarëve që po hyjnë në vend.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata po regjistrohen në hyrje.
Aktualisht, pika më e ngarkuar është Dheu i Bardhë, ku pritjet arrijnë deri në 2 orë e gjysmë. Pas saj, në Jarinjë dhe Muçibabë pritjet janë rreth 1 orë, ndërsa në Bërnjak ato variojnë nga 30 deri në 40 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të ulëta dhe lëvizja po bëhet më shpejt.