Një grup serbësh e provokuan një shqiptar në Austri, por gjërat nuk shkuan siç ata priten. Ai doli nga makina dhe u përball me ata, e kjo nuk mbeti pa u bërë viral edhe në rrjete sociale.
Por si ndodhi ngjarja dhe cila është arsyeja, është deklaruar ai vetë, Agroni.
“Fillimisht unë u përgatita, sepse ishte loja e Shqipërise dhe Serbisë, u ndreqa e rregullova kerrin, por këtu në Vjenë është një pjesë që shumica e serbëve e dominojnë, në çdo lokal pothuajse është lokal serb, dhe kur ka lojëra futbolli aty mbushet. Kur e kanë parë makinën të rregulluar me flamur, ata ia nisen me ofendime verbale. Fillimisht dola prej makinës, edhe nuk reaguan, pastaj hypa prapë, dhe ata prapë fillojnë e ofendojnë. Pastaj vijnë edhe tre persona, ata persona më janë afruar dhe unë e ndërrova pozicionin dhe kërkova një pozicion më të mirë, dhe kërkova me u mbrojt, dhe pash se kishin diçka në formë të hekurit.Në atë moment kur e pashë se janë të armatosur, shkova dhe unë reagova”, tha ai.