Lajme

Flet qytetari që i doli para sot Fitore Pacollit duke e akuzuar për hajni, tregon çka e shtyu të vinte para Kuvendit

Kryetari i këshillit të fshatit Bellanicë të Malishevës, Hazir Hoxha ka protestuar para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka akuzuar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, për hajni, për çka edhe u ballafaqua drejtpërdrejt me të.

Teksa e njëjta ishte nisur për në Kuvend, ku pas pak pritet të mbahet seanca e 53-të për konstituimin e Kuvendit, ai i doli para me një dokument në dorë.

“Për hajne, e ki me dokument. Nuk po të kërcënoj, për hajne e ki me dokument, të lutem… Kur ta kish qefin, unë të thash kjo letër o e jotja, të lutem, me dokument po ta them”, dëgjohet të thotë ai.

“Kur të duash ballafaqohemi me drejtësi, shko te organet e rendit, mos hajde te unë”, dëgjohet teksa ia kthen Pacolli dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Por, çfarë tha Hoxha pak para kësaj përplasjeje?

“Sot më ka sjell arroganca e djeshme e Fitore Pacollit. Të gjithë janë hajna, por Fitore Pacolli është me dokument. Qe pesë vjet i bën gati Fitore Pacolli, kurrë s’është marr me neve. I ka vjedh votat prej neve, “hajde se iu ndihmojmë””, tha ai për KosovaPress.

Back to top button