Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Flet nëna e një prej nxënësve shqiptarë: Fëmijët nuk do të kthehen në ndërtesën e shkollës ku ndodhi sulmi

    03/04/2024 13:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sot, në një lidhje telefonike, për emisionin “Kosova Today” ishte Liridona Morina, nëna e njërit prej nxënësve shqiptar që vijon mësimet në shkollën “Viertola” në Finlandë, ku u krye sulmi.

    Pas sulmit, Morina tha se kishte shkuar për ta marrë djalin nga shkolla dhe ai kishte qenë shumë i hutuar.

    “Djalin e kam në klasën e tretë, në të njëjtën ndërtesë, përballë klasës ku ndodhi sulmi. Kur kam shku me marrë djalin ai ishte duke qarë, i qetë ishte por i hutuar. Në shtëpi pastaj ka fillu me na tregu se çfarë ka ndodhur. ‘Një nxënës i ka plagosur tre nxënës’, ky tha që vetëm njërën gocë e kam pa të shtrirë në tokë, më shumë nuk kam pa. Ky nuk e di hala kush është ai që e ka kry sulmin” – tha ajo.

    Liridona Morina, shtoi se fëmija i saj është i traumatizuar dhe nuk do që të vijojë më mësimet në atë shkollë.

    “Djali tha që kam frikë du me ndërru shkollën, kem te psikologia, e lamë që nesër me fillu prapë por jo në atë ndërtesë. Do të thotë në atë ndërtesë nuk do të mbahen më mësimet” – shpjegoi ai.

    Në mesin e të plagosurve nga sulmi që ndodhi në shkollën në Finlandë, ishte edhe një vajzë shqiptare nga Kosova.

    Artikuj të ngjashëm

    Mësuesi shqiptar në Finlandë: Nxënësi që kreu sulmin nuk ka përgjegjësi penale, sipas ligjit finlandez

    Të Fundit

    Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

    Sot tentimi i 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit

    Sot mot me diell, temperaturat deri në 32 gradë Celsius

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.