Disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë duke mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, aksion i cili iu drejtohet vetëm deputetëve të vendit, të cilët pas pak pritet ta mbajnë mbledhjen konstituive, raporton GazetaDemos.
Të njëjtit, në një letër të bardhë, synojnë t’ua paraqesin deputetëve një betim lidhur me Gjykatën Speciale, i cili parasheh pikat si në vijim:
Për GazetënDemos ka folur ish-eprori i UÇK-së, Pren Marashi, i cili tha se ky aksion nuk vjen nga OVL-ja, por nga vullneti i disa bashkëluftarëve, të cilët kërkojnë të drejtat e veteranëve dhe zhbërjen e Gjykatës Speciale.
“Ky është një organizim i bashkëluftëtaërve, s’ka të bëjë me OVL. Jemi votues të të gjitha partive politike. Do ta shohim a do ta pranojnë deputetët një kërkesë legjitime të zhbëhet kjo Gjykatë. Ne I kërkojmë deputetëve që në betim se do të luftojnë për të drejtat e veteranëve, ta zhbëjnë Gjykatën, sepse këta deputëtë, jo të gjithë, e kanë votu këtë Gjykatë. Kjo Gjykatë duhet të jetë në mbikëqyrjen e institucioneve të Kosovës, e jo në këtë gjendje siç është tani”, tha ai për Gazetën Demos.