Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Flet djali i kosovarit që u arrestua dje nga Serbia: Babai im nuk ka qenë në Kosovë gjatë kohës së luftës 

    02/06/2024 19:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nën pretendimet për krime lufte, autoritetet serbe kanë ndaluar pasditen e së shtunës Tefik Mustafën. Familjarë të tij tregojnë se ai është dërguar në Beograd, derisa të shqetësuar thonë se Mustafa nuk kishte qenë në Kosovë gjatë kohës së luftës. Në lidhje me rastin, nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë kërkuar reagim ndërkombëtar.

    Ishte nisur për në Slloveni, por udhëtimi i Tefik Mustafës u ndal në gjysmë pasditen e së shtunës, kur ai u ndalua në pikën kufitare në Merdar nga autoritetet serbe.

    Djali i tij, Qamil Mustafa, thotë se nën pretendimet për krime lufte, babai i tij u dërgua në Beograd, njofton RTK.

    Mustafa i mohoi pretendimet serbe se babai i tij ka kryer krime lufte, pasi sipas tij, i njëjti gjatë asaj kohe nuk kishte qenë në Kosovë.

    Rastin e kanë dënuar nga Ministria e Punëve të Jashtme nga e cila i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa për lirimin e tij.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës “ka dënuar ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkretë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit z. Tefik Mustafa dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

    Njohës të sigurisë thonë se përmes veprimeve të tilla, Serbia po mundohet që ta mbajë situatën mes dy shteteve të tensionuar.

    Serbia kishte ndaluar e keqtrajtuar edhe kosovarë të tjerë gjatë viteve të fundit. Nezir Mehmetaj tash e katër vjet po mbahet nëpër burgjet serbe nën pretendimet për krime lufte, ashtu sikurse edhe Hasan Dakaj e Sadik Duraku

    Artikuj të ngjashëm

    Arrestohet këngëtari Chris Brown

    Ishin dënuar për drogë, nga Italia e Greqia u ekstraduan katër shqiptarë

    Ndau pyetjet e testit të konkursit për punë/ Krimet Ekonomike arrestojnë zyrtarin e KRU “Hidromorava”

    Të Fundit

    Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

    KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Dua Lipa me të fejuarin e saj po i kalon pushimet në bregdetin italian

    Krasniqi nis takimin me Osmanin – pamjet nga Presidenca

    Ligji GENIUS kalon në Senatin Amerikan: Një kthesë historike drejt rregullimit të stablecoin-eve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.