Babai i vajzës së mitur që u dhunua nga bashkëmoshataret e saj në Gjilan ka rrëfyer momentet e rënda që po kalon familja pas publikimit të videos së dhunës që tronditi vendin tonë.
Ai ka shprehur zhgënjimin dhe dhimbjen që përjetoi kur mësoi për ngjarjen, duke theksuar se njëra nga vajzat që mori pjesë në sulm kishte qenë më parë mysafire në shtëpinë e tyre.
“Disa prej vajzave i njohë, pasi njëra nga vajzat ka qenë në klasë me vajzën time, është shoqëruar shumë, ka hëngër bukë në shtëpinë time”, tha ai.
Babai thekson se disa nga prindërit kanë kërkuar falje për veprën e vajzave të tyre.
“Janë disa prej prindërve e disa nuk e kanë marr mundin qoftë përmes dikujt me na kërku falje”, theksoi ai.