Në aksidentin e rëndë zingjiror të ndodhur sot në mbrëmje janë përfshir 4 vetura dhe kanë mbetur të lënduar 16 persona, shkruan GazetaDemos.
Pak më herët u bë e ditur se në mesin e të lënduarve janë dy gra shtatëzëna dhe 5 fëmijë,
E nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës kanë treguar se të lënduarit janë duke u trajtuar dhe se për momentin nuk ka rrezik për jetën.
“Janë duke u trajtuar tek ne, për momentin nuk ka rrezik për jetën, por mjekët janë duke i trajtuar në fazën fillestare”, thuhet në përgjigjen e spitalit u tha për tv21.
Aksidentin e sotëm e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka treguar se ishin të përfshira 4 vetura.
“Sot rreth orës 19:05, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Granabicë të Klinës. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara katër vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti 18 persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai. /GazetaDemos/
Pamje nga ky aksident i rëndë: