Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Flasin nga Qeveria e Kosovës për ambasadorin e ri amerikan në Kosovë

    19/11/2021 20:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në korrik të këtij viti, ishte emëruar si ambasador nga presidenti Amerikan Joe Biden.

    E sot, senati amerikan e ka konfirmuar emërimin e Jeffrey M. Hovenier për ambasador në Republikën e Kosovës.
    Hovenier i cili zëvendëson ambasadorin Kossnet, kishte dhënë kontribut të çmuar në konferencën e Rambujes për Kosovën.

    “Procesi i konfirmimit ka qenë i pritur sepse ambasadori Hovenier është ambasador i karrierës dhe zakonisht këta llojë ambasadorësh konfirmohen lehtë në senatin amerikan”, ka thënë analisti politik, Ilir Ibrahimi.

    Sipas tij, ky është një tregues që administrata po e rikthen vëmendjen e saj në rajon dhe kjo shpresoj të dërgon në një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ndërsa në një përgjigje për RTK-në, Qeveria e Kosovës ka thënë se do të bashkëpunojë ngusht me ambasadorin e ri amerikan në Kosovë.

    “Ne e mirëpresim konfirmimin e emërimit të ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier dhe i urojmë mirëseardhje në Kosovë. Me ambasadorin Hovenier do të vazhdojmë bashkëpunimin që kemi pasur me paraardhësit e tij duke pasur për synim thellimin gjithherë e më shumë të partneritetit të veçant dhe historik në mes dy vendeve tona”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës.

    Ambasadori i ri amerikan Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Hovenier, pas nominimit për ambasador, kishte deklaruar se prioriteti i tij do të jetë vazhdimi i mbështetjes amerikane për një Kosovë sovrane e demokratike.

    https://www.facebook.com/watch/?v=442610720561573

    Artikuj të ngjashëm

    Ndalesa ndaj Nexhat Krasniqit për të hyrë në ShBA, reagon Jeffrey Hovenier

    Policia e Kosovës i prezanton dronët që i mori donacion nga ShBA-ja

    Armatimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, Ambasadori Hovenier: S’është për ushtrime

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.