GazetaDemos raportoi pak më parë për një aksident në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, ku dy vetura dhe një autobus urban janë përplasur mes vete, ndërsa mbeten të lënduar gjashtë persona.
Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Emergjencën e Prishtinës, ku kanë marrë trajtim mjekësor.
Nga Emergjenca i kanë thënë sinjalit se gjendja shëndetësore e të lënduarve është e mirë, disa prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore, kurse disa të tjerë janë liruar për në shtëpi.
Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar për GazetënDemos se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.