Është arrestuar zyrtari në Agjencinë për Regjistrim Civil pasi falsifikoi dokumentin e të kërkuarit nga Interpoli, shkruan Gazeta Demos.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 15 tetor të vitit 2021 ndërsa tani ka arrestuar të dyshuarin në Prishtinë.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Prishtinë 15.10.2021. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punonjës zyrtar në Agjensionin për Regjistrim Civil në MPB për shkak të dyshimit të bazuar se ka keqpërdorë detyrën zyrtare në rastin e regjistrimit në sistemin elektronik të gjendjes civile të një personi të kërkuar nga Interpoli të cilit ia ka mundësuar dhënien e identitetit të rrejshëm i cili më pas i është shmangur ndjekjes nga organet e rendit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.