Analisti Azdren Shala foli në lidhje me atë që flamujt e UÇK-së nuk u lejuan në stadiumin e Shqipërisë “Air Albania”.
Në lidhje me këtë, ai u shpreh se është Edi Rama politikani i vetëm që sipas tij e ka kundërshtuar Gjykatën Speciale.
“Lehtë është me shit patriotizëm, lehtë është me nxit ndjenja nacionaliste, mjafton nje daulle dhe një këngë dhe kjo e merr atë përmasën e vet”.
“Por, ne duhet të kuptojmë një gjë në Kosovë, ky stadiumi “Air Albania”, para se me qenë studium i Shqipërisë, është një fushë e një organizate siç është FIFA apo UEFA, e cila është neutrale dhe nuk lejon asnjë provokim”, tha ai sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
“UÇK-ja sot gjykohet në Hagë dhe i vetmi politikan shqiptar që e ka marrë një inciativë për më e kundërshtu një raport të Dick Marty përmes një rezolute në Këshill të Sigurimit, është Edi Rama”, u shpreh tutje Shala.