Koordinatori i dikurshëm i Kosovës pranë Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë, Skender Hyseni në 15-vjetorin e vendimit të kësaj gjykate ka thënë se kjo mbetet fitorja më e madhe diplomatike e vendit tonë pas shpalljes së pavarësisë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka përshkruar në detaje tërë si rrodhi I tërë procesi 15 vjet më parë.
“Ndjehem krenar që e kam koordinuar gjithë procesin dhe e kam përfëqësuar Republikën e Kosovës pranë GJND-së. Prandaj në këtë përvjetor do të ndalem pak me gjatë te rrethanat që i parprinë kësaj ngjarje historike”.
“Më 22 korrik 2010, u rikonfirmua besimi që kishim artikuluar në mënyrë konsistente në drejtësinë ndërkombëtare, sikundër edhe besimi i thellë në forcën dhe substancën e argumentit tonë në të dyja fazat e procesit.”
“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 22 korrik 2010, me një votë bindëse prej 10 me 4, erdhi në përfundim “se deklarata e pavarësisë së Kosovës e miratuar me 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”. Ky Mendim i Gjykatës ishte konfirmim dhe afirmim i qëndrimit të Kosovës dhe argumenteve ligjore përgjatë gjithë procesit këshillëdhënës. Pra mendimi nuk lë asnjë dyshim se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte dhe është legjitime dhe në harmoni me të drejten ndërkombëtare”.
“Gjykata poshtu ishte e qartë edhe në lidhje me Rezolutën 1244 të KS të KB: “Deklarata e pavarësisë nuk ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244(1999)” thuhet aty duke dhënë arsyetim të drejtpërdrejt: Rezoluta 1244 e KS të KB “ishte në thelb e disenjuar për të krijuar një regjim të përkohshëm për Kosovën …. Rezoluta nuk ka përmbajtur ndonjë dispozitë që merret me statusin final të Kosovës.” Prandaj, ekzistenca e Kosovës si shtet sovran nuk mund të shkelë rezolutën 1244 të KS të OKB-së”.
“Vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë, me 8 tetor 2008, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në sesionin e saj të 63-të aprovoi Rezolutën 63/3. Request for an advisory opinion of the International Court of Justice on ëhether the unilateral declaration of independence of Kosovo is in accordance ëith international laë (Këkresë për një mendim këshilldhënës të Gjykatës Nderkombëtare të Drejtësisë (GJND) rreth “Pajtueshmërisë me të Drejtën Ndërkombëtare të Shpalljes së Njëanshme të Pavarësisë së Kosovës”
“Pra, pas më pak se tetë muajsh nga shpallja e pavarësisë, Kosova u gjend përballë mbase sfidës më të madhe diplomatike e ligjore deri atëherë”, shkruan ai.