Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit, Shukri Buja është mirëpritur në fshatin Hallaq të Lipjanit, atje ku sonte vizitoi familjen e kandidatit të tyre për Kuvend Komunal, Liridon Hajrizi.
Me rastin e mirënjohjes për këtë mbështjetje rreth projektit të tij politik për Lipjanin, Buja gjeti rastin ta falenderojë familjen Hajrizi.
“Unë kam jetuar dhe vazhdoj të jetoj në Lipjan, e njoh çdo fshat, çdo problem dhe çdo nevojë të qytetarëve tanë. Mbi të gjitha e njoh mirë qeverisjen e Lipjanit sepse për 6 vite solla mbi 62 milionë euro investime për zhvillimin e Lipjanit.
Mesazhi është i qartë: fitorja është e jona!”, përfundoi ai.