Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Fitorja e Shqipërisë ndaj Ukrainës, Ismajli: Evropiani i takon të kaluarës

    08/09/2024 10:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ardian Ismajli ishte padyshim një nga protagonistët kryesorë të fitores së Shqipërisë kundër Ukrainës, i cili shënoi golin e barazimit dhe ishte thuajse i pakalueshëm në mbrojtje.

    Mbrojtësi i Kombëtares tha se skuadra kuqezi e meritoi fitoren dhe se gjithashtu u ndal dhe te pjesa ku nuk luajti asnjë minutë në Europian, duke thënë se kjo i takon së shkuarës.

    “E kemi ditur që është skuadër shumë e fortë fizikisht, nuk ka shumë dallim nga Çekia. Por me një taktikë të jashtëzakonshme dhe luftë të paparë, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Besoj që e kemi merituar këtë fitore, mendoj se është speciale se hera e parë që mundim Ukrainën.

    Unë jam profesionist, e kam bërë gjatë karrierës e do të vazhdoj. Në Europian ishte zgjedhja e trajnerit, desha s’desha, duhet të pranoj. Ajo është e kaluara, të shohim të ardhmen, kemi ardhur për një cikël të ri. E rëndësishme ishte të dalim me tre pikë në një transfertë të vështirë. Tani mbetet të rikuperojmë dhe të martën të mendojmë për një ndeshje si Gjeorgjia që ka bërë ndeshje të madhe kundër Çekisë.

    Nuk ka pas polemikë me trajnerin dhe nuk do ketë kurrë. Jam profesionist, që nga dita e parë e karrierës e deri në fund, nuk do ketë polemika, i kam pranuar vendimet me sportivitet. Çfarë shkruajnë portalet e disa gazetarë, nuk ka qenë e vërtetë e nuk do të ketë kurrë. Nuk do kem asnjëherë probleme me trajnerë në karrierë. Falënderoj Zotin për këtë ndeshje të madhe, ku ndihmova ekipin jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Këtë gol e fitore ia kushtoj familjes që ka vuajtur shumë, do i bëjmë krenarë të gjithë shqiptarët dhe familje time”, tha Ismajli për “DigitAlb”.

    Të Fundit

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.