LajmeSport

Fitorja e Kosovës, Abdixhiku i lumtur: Ekip që luan me zemër – popull që ringrihet gjithmonë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është shprehur i lumtur për fitoren e Kosovës sonte në përballjen me Suedinë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, i pari i LDK-së thotë se fitorja ishte historike.

“Djem si tanët! Një fitore historike, më e madhja e jona. Humbja me Zvicrën nuk na rrëzoi; përkundrazi, na dha forcë të ngrihemi më lart. Ky është ekipi që kthen dhimbjen në motiv, rënien në ngritje dhe çdo sfidë në krenari. Një ekip që luan me zemër, me shpirt e me dinjitet; dhe një popull që ringrihet gjithmonë me ta. Kjo është Kosova jonë!”, ka shkruar ai.

Kombëtarja e Kosovës ka arritur një fitore të rëndësishme 2:0 ndaj Suedisë në ndeshjen e grupit B kualifikues për Botërorin 2026 që njëherit është fitorja më madhe e në histori të Kombëtares Dardane

Back to top button