Fisnik Mazrekaj, djali i dëshmorit të kombit, kandidon për Asamblenë Komunale të Deçanit

Fisnik Mazrekaj nga fshati Drenoc i Deçanit ka bërë të ditur se është kandidat për Asamblenë Komunale të Deçanit në zgjedhjet e 17 Tetorit.

Ai garon nën petkun e AAK-së.

Fisniku është djali i dëshmorit të kombit, Rexhep Mazrekaj.

Postimi i plotë:

Të dashur bashkëvendas!

Familjarë, shokë, miq, e kolegë!
Kam kënaqesin të ju njoftoj se me propozimin e kryesis së AAK-së nëndega Drenoc, dhe me perkrahjen e kryetarit Bashkim Ramosaj dhe aprovimin e Këshillit Drejtues të AAK-së ne Deçan, zyrtarisht jam kandidatë për Asamblenë Komunale të Deçanit, ne zgjedhjet lokale, që do të mbahen me 17 tetor 2021.

Duke qenë njëri nga ju, si gjeneratë e re, do angazhohem të jemi ne komunikim te vazhdushem me ju, do perkushtohem maksimalishtë me gjithë potencialin dhe energjin time, të jem zeri juaj, ne funksion te adresimit dhe realizimit të gjitha nevojave dhe kerkesave të qytetarëve në përgjithësi, e bashkëvendasve të mi në veqanti!

Jam i bindur që oferta jonë, me kryetarin z.Bashkim Ramosaj, i cili e ka ndërruar pozitivisht imazhin dhe prespektiven e Deçanit, me programin tonë per qeverisjen ne kater vitet e ardhshme, si dhe me angazhimin tim si perfaqsuesi i juaji, do ja dalim te i realizojm projektet qe jan jetike per qyetetarët dhe lokalitetin tonë!
Vetem bashkë mund të ja arrim!

Bashkë do ja dalim me emer të Zotit!

Reklama