Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fisnik Ismajli deshifron ‘lojën’ e Kurtit me Vjosa Osmanin e Donika Gërvallën

    13/06/2022 23:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Fisnik Ismajli ka thënë mendimin ne tij se kur pritet të shkarkojë kryeministri Kurti, ministren e jashtme Donika Gërvalla-Schwarz.

    Në një postim të gjatë, Ismajli “deshifron” lojën që Kurti po bën me presidenten Vjosa Osmani dhe Gërvallën. Ai thotë se Kurti i përdori ato për t’i marrë 50%, ndërsa meritat i mori vet. Po ashtu, ai paralajmëron shkarkimin e Gërvallës në mënyrë spektakolare, por që sipas tij, ajo duhet t’i bëjë edhe disa gabime, prej të cilave nuk ka mundur të largohet prej që e ka marrë postin.

    “Dy njerëz i kanë ndihmue Lëvizjes me i marrë 51%: Vjosa edhe Donika. Pa to s’jau kish kakitë dhami kurrë. Vjosën e hoqi prej loje tuj e ba Presidente, e Donikën nuk e shkarkon pa i ba edhe disa gabime, në ndërkohë që vazhdimisht propagon se i ka fitue 51% vetë, pa i përmendë këto dyja, e kurrkon tjetër prej listës Guxo, asnjiherë. E kur të vjen momenti, ka me e shkarkue Donikën në mënyrë spektakolare, tuj e ba shumë të madhe se qysh e “hoqi qafe”, e tuj tentue me e rujtë përqindjen, thue se e ka fitue vetë.”, shkruan ai.

    “Njajtë si me Agim Veliun, pa të cilin s’e kish marrë pushtetin herën e parë. Njajtë si me “tradhtarët e Molliqajt”, pa të cilët nuk i dyfishue në vota më 2017. Njajtë si me krejt aktivistat tjerë që i përdori me u ngritë, e masnej ua futi kepën tuj i injorue, prej Florin Krasniqit që ia mori gjysë milioni me mbetë gjallë e masnej s’ia futi ma, deri te aktivistët që me vjet i kanë ngrehë zhag, e sot janë të harruem.”, vazhdon Ismajli.

    Ismajli paralajmëron edhe largimin e Listës Guxo nga VV dhe thotë se Gërvalla do të vazhdojë të bëjë gabime.

    “Strategji e kahmotshme kjo. Donika ka me ecë, amo nji herë s’o momenti. Kur të afrohen zgjedhjet edhe do me i hjekë “guximtarët” e listës Guxo, ia ndjeni krismën. E kjo lladika ndërkohë ka me vazhdue me e ba mut me qesi gabimesh (edhe Lëvizja sigurt ia nimon me gabue), që me ia ndreqë penallin Lëvizjes deri te momenti. Linçimit të Donikës i kontribuojnë edhe aktivistat, se po e përgatisin terrenin. Veç ju jeni qorra e s’i shihni këto lojë propagande”, përfundon ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Osmani dhe Rohde flasin për moskonstituimin e kuvendit

    Osmani uron ditën e komunitetit egjiptian në Kosovë

    Të Fundit

    Abdixhiku pas takimit: Presim që zgjidhja të bëhet nëpërmjet insistimit për shumicë politike

    Miratohet udhëzuesi rreth zbatimit të Shtesave për Fëmijë dhe Lehona

    Pezullohet një zyrtar korrektues, dyshohet se ka shtënë me armë me gaz

    Policit që rrahu të dyshuarin në Klinë i caktohet 1 muaj paraburgim

    Dy persona vdesin nga zjarri në Spanjë, dy të tjerë nga vapa në Francë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.