Finlanda njoftoi të enjten se ka kryer stërvitjet e para në NATO si anëtare e Aleancës pasi anijet gjermane dhe portugeze u ankoruan në Helsinki.
Sipas njoftimit të Marinës Finlandeze, FGS Mecklenburg-Vorpommern e Gjermanisë dhe fregata e Portugalisë NRP Bartolomeu Dias do të qëndrojnë të ankoruara në Helsinki deri të dielën, tha marina finlandeze.
Para se të ankoroheshin në Helsinki, anijet morën pjesë në një stërvitje të organizuar nga Flota Bregdetare Finlandeze në Gjirin e Finlandës, së bashku me tre anije finlandeze.
Marina tha se kjo është “hera e parë” që Finlanda dhe Flota Bregdetare ka kryer stërvitje që nga anëtarësimi në NATO.
Finlanda u bë anëtarja e 31-të e NATO-së më 4 prill.
Finlanda dhe Suedia kërkuan që të bëheshin anëtare të NATO-s pas invazionit të Rusisë në Ukrainë në Maj të 2022-tës .
Hungaria dhe Turqia janë vendet e fundit të cilat kanë mbetur që ta ratifikojnë anëtarësimin e Suedisë.
Anëtarësimi i Finlandës e ka dyfishuar kufirin mes shteteve të NATO-s dhe Rusisë, pasi Finlanda dhe Rusia ndajnë 1340 km kufi.
Ish-Bashkimi Sovjetik e ka pushtuar Finlandën gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe sot vendi nordik prej 5.5 milionë banorësh mban shërbimin e detyrueshëm ushtarak që i lejon Helsinkit të mobilizojë qindra mijëra rezerva në rast lufte.
Para anëtarësimit zyrtar, Finlanda ka marrë pjesë rregullisht në stërvitjet e NATO-s në vitet e fundit si anëtare e “Partneritetit për Paqe” të aleancës.