sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Financial Times: Rreziku i kriptovalutave, i ngjashëm me “piramidat” shqiptare

    07/07/2021 18:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    E ardhmja e kriptovalutave është ndoshta një nga pikëpyetjet më të mëdha të ekonomisë botërore. Mundësitë janë të shumta, po aq sa rreziqet.

    Sipas një editoriali të botuar në prestigjiozen Financial Times, këto shqetësime mund të kuptohen më mirë duke bërë një paralelizëm me ngjarjet që pasuan dështimin e skemave piramidale në Shqipëri, në vitin 1997.

    “Në atë kohë, një industri financiare alternative zëvendësoi një sistem bankar të prapambetur, dhe nga një histori suksesi post-komuniste, siç ishte përkufizuar fillimisht, u shndërrua në një skemë piramidale që të linte pafjalë. Marketingu i egër dhe premtimet e larta shndërruan një sistem informal dhe të decentralizuar, mjedis ideal për krimin,  në një mani e pranuar gjerësisht që thithi kapitalin e shumë njerëzve, të pakontrolluar nga ligje efektive. Ju kujton diçka kjo?“, thuhet në editorial, ku më pas përshkruhet skema piramidale shqiptare dhe pasojat tragjike që destabilizuan vendin duke e çuar në kaos.

    Sipas Robin Wigglesworth, autorit të shkrimit, “paralelizmi midis piramidave shqiptare dhe sistemit të kriptomonedhave është qartësisht më shumë konceptual sesa konkret. Por të dy ngjarjet varen nga nevoja për të mbajtur gjallë fluksin e pandërprerë të parave që vjen nga burime të reja. Fluksi i parave është magjia që mundëson gjithçka, nga premtimet e interesave të larta në rastin shqiptar, tek përfitimet e majme të monedhave digjitale”.

    Sipas artikullit, rasti shqiptar tregon se një indiferencë e rregullatorit mbi kriptomonedhat mund të çojë në pasoja të paparashikueshme, madje edhe në trazira, siç ndodhi pikërisht në Shqiperi.

    Artikuj të ngjashëm

    Përfaqësues të LVV-së bëjnë homazhe te shtatorja e “Ismail Qemaili” në Prishtinë

    NATO po ndërmerr hapa të kujdesshëm për forcimin e KFOR-it në Kosovë

    Rama: Adem Jashari erdhi në këtë botë në Ditën e Flamurit, iku duke e ngjitur shpirtin në altarin e heronjve

    Të Fundit

    Përfaqësues të LVV-së bëjnë homazhe te shtatorja e “Ismail Qemaili” në Prishtinë

    NATO po ndërmerr hapa të kujdesshëm për forcimin e KFOR-it në Kosovë

    Rama: Adem Jashari erdhi në këtë botë në Ditën e Flamurit, iku duke e ngjitur shpirtin në altarin e heronjve

    28 Nëntori: Edi Rama dhe Albin Kurti shtrëngojnë duart në Vlorë

    Në seancë private për publikun, fillon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.