Këtë të mërkurë nga ora 21:00 do të luhet finalja e Conference League në mes Betisit dhe Chelseat.
Betisi ka shkruar historinë, ku për herë të parë në 118 vjet e ka arritur një finale evropiane, kurse Chelsea nëse fiton sonte, bëhet ekipi i parë që i fiton tre trofetë më të rëndësishëm të Evropës, Champions League, Europa League dhe Conference League.
Tashmë të dyja skuadrat i kanë bërë zyrtare formacionet, ku Betisi do të startojë me skemën 4-3-3, ndërsa Chelsea me skemën 4-2-3-1.
Më poshtë gjeni formacionet zyrtare:
Betisi: Adrian, Rodriguez, Natan, Bartra, Sabaly, Fornals, Isco, Johnny Cardoso, Ezzalzouli, Bakambu dhe Antony.
Chelsea: Jorgensen, Cucurella, Badiashile, Chalobah, Gusto, Fernandez, Caicedo, Madueke, Palmer, Neto dhe Jackson.