sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Filmi kosovar, ambasadori i nënçmuar nga shteti

    03/07/2021 16:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Ndonëse filmi në Kosovë ka pasur suksese të jashtëzakonshme nëpër festivale botërore, ai është suksesi më i madh i fshehur dhe i nënçmuar nga shteti i Kosovës”, thonë kineastët e Kosovës për Gazetën Demos.

    Kinematografia është ambasadori më i mirë i shtetit të Kosovës. Përmes filmave të realizuar dhjetë viteve të fundit, Kosova ka arritur të depërtojë te shikuesi nëpër botë, përmes temave të ndryshme.

    Bota di sot më shumë për Kosovën , të tashmen dhe të kaluarën e saj, falë filmave që kanë udhëtuar nëpër festivale nëpër botë, thonë profesionistët e fushës së kinematografisë.

    Gjithashtu, kineastët kanë sjellë në Kosovë, çmime prestigjioze, të cilat çmohen shumë në botë.

    Njëri prej filmave të suksesshëm në arenën ndërkombëtare, që është realizuar brenda këtyre dhjetë viteve të fundit është edhe “Nëntor i ftohtë”, në regji të Ismet Sijarinës.

    Ky film sjell një rrëfim nga vitet e ’90-ta, periudhës së represionit të Serbisë së Millosheviqit mbi shqiptarët e Kosovës.

    “Nëntor i ftohtë”, ka arritur të dërgoj mesazhin nëpër botë, për mënyrën se si janë trajtuar shqiptarët e Kosovës nën pushtimin serb, gjatë viteve të ’90-ta.

    Regjisori Sijarina është i mendimit se filmi kosovar për momentin është fusha më e suksesshme në Kosovë.

    “Kineastët kanë arritur që realitetin kosovar ta trajtojnë në kinematografi, një realitet që është shumë i ngjashëm me neo-realizimin italian dhe atë t’ia shfaqin botës”, ka deklaruar për gazetën “Demos”, regjisori Sijarina.

    Se filmi është ambasadori më i fuqishëm i Kosovës sot, kjo nuk diskutohet, por, fatkeqësisht, siç thotë aktori dhe producenti Fatmir Spahiu, filmi është suksesi më i madh i fshehur dhe i nënçmuar nga shteti.

    “Është i nënçmuar sepse ndahet pak buxhet. Shteti më shumë është fokusuar në sport, ndërsa e ka lënë nën hije filmin. Për mendimin tim, fuqia e filmit është më i madh në botë sepse është tjetër nivel i prezantimit, është nivel intelektual”, shprehet producenti Spahiu.

    “Mos harroni, të gjithë duhet ta dinë, edhe shteti, se  jemi një hap larg golit të madh, çmimit Oscar”, thotë ai.

    Mendime të njejta ndanë edhe regjisori i filmit “Cirku fluturues”, Fatos Berisha, i cili këto ditë u shpërblye me çmimin e gjashtë me radhë,  “Silver Award”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Oriental në Gjenevë të Zvicrës.

    Regjisori Berisha është i mendimit se filmi ka ndikuar për të mirë në imazhin e Kosovës edhe për shkak  të mundësive të reja teknologjike sepse mundësia e depërtimit ndërkombëtar është më i mirë për filmin.

    “Duke marrë parasysh se Kosova është vend i vogël dhe rrjedhimisht janë prodhuar pak filma, numri i sukseseve është tejet i madh. Kjo tregon se sa i fuqishëm është filmi dhe çfarë ambasadori kemi në dorë që duhet ta mbështesim më shumë financiarisht” , thotë Berisha.

    Dhjetë vitet e fundit, filmat e shkurtër dhe të merazhit të gjatë, janë prezantuar nëpër festivlet më prestigjioze botërore, duke sjellë edhe çmime në Kosovë.

    Një prej sukseseve të mëdha të kësaj fushe është edhe shpërblimi me tre çmime kryesore i filmit “Zgjoi”, në regji të Blerta Bashollit, në Sundance Film Festival në Shtetet e Bashkruara të Amerikës. /GazetaDemos/

    Artikuj të ngjashëm

    Këshilltari i “fortë” i Kurtit: Duhet të ketë sundim të ligjit në veri

    Këshilltari i Bislimit, ndërkombëtarëve: Kur do të reagoni për “konstruktivitetin” e Vuçiqit 

    Haradinaj: Rrëzimi i Kurtit është shpëtim për Kosovën (VIDEO)

    Të Fundit

    Këshilltari i “fortë” i Kurtit: Duhet të ketë sundim të ligjit në veri

    Këshilltari i Bislimit, ndërkombëtarëve: Kur do të reagoni për “konstruktivitetin” e Vuçiqit 

    Haradinaj: Rrëzimi i Kurtit është shpëtim për Kosovën (VIDEO)

    Gërvalla: Kosova e hapur për zgjedhje të reja në veri, me disa kushte

    ‘’Mshele atë qene*’’, eskalon debati mes Bahtirit e Matoshit: Çfarë gjaku ki ti, kallxom? 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.