Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Fillon trajnimi i forcave ushtarake bjelloruse për përdorimin e armëve bërthamore

    04/04/2023 14:52
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Personeli ushtarak bjellorus ka filluar trajnimin në Rusi për përdorimin e armëve bërthamore “taktike”, sipas Moskës dhe Minskut, pasi Kremlini njoftoi së fundmi vendosjen e armëve të tilla në Bjellorusi.

    “Ushtarët bjellorusë do të ndjekin një cikël të plotë trajnimi në një qendër trajnimi të forcave të armatosura ruse,” njoftoi ministria, pa specifikuar se sa do të zgjasë trajnimi.

    Më 25 mars, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Moska do të vendoste  armë bërthamore në Bjellorusi, aleatin e saj në konfliktin në Ukrainë, duke shkaktuar shqetësim në Kiev dhe Perëndim.

    Të ashtuquajturat armë bërthamore “taktike” mund të shkaktojnë dëme të mëdha, por rrezja e tyre shkatërruese është më e kufizuar se ajo e armëve bërthamore “strategjike”.

    Megjithatë, javën e kaluar, presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha se ishte gati të mirëpresë armët bërthamore strategjike ruse në tokën e tij, përveç armëve bërthamore “taktike”.

    Zyrtarët rusë kanë bërë vazhdimisht kërcënime të fshehta për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë nëse konflikti përshkallëzohet ndjeshëm.

    Sipas Putin, dhjetë avionë janë pajisur tashmë në Bjellorusi për përdorimin e armëve të tilla taktike bërthamore dhe një magazinë speciale pritet të  përfundojë deri më 1 korrik./abcnews.al/

    Artikuj të ngjashëm

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Pamje nga grᶏbítjᶏ në një barnatore në Pejë, hᶏjdutí i merr paratë dhe sulɱoɳ punëtoren

    Të Fundit

    Arre’stohen 5-6 qytetarë serbë të cilët pro’testuan kundër ndërtimit të urave që bashkojnë jugun me veriun e Mitrovicës

    Vendosen gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

    Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

    Aliu ispekton nisjen e dy urave mbi Lumin Ibër

    KQZ-ja fillon programin trajnues për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.