Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fillon subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e cenueshme

    18/01/2024 10:43
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar që ka nisur subvencionimi i energjisë elektrike për familjet e cënueshme.

    “40,620 familje që janë kualifikuar në grupin e parë, do të përfitojnë nga subvencionimi i energjisë elektrike. Subvencionimi do të bëhet direkt në faturë, i ndarë në 6 këste mujore, duke filluar nga fatura e janarit”, ka shkruar Murati në Facebook.

    “Subvencionimi bëhet në kuadër të pilotimit të Programit për Mbështetjen e Familjeve të Cënueshme, që mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian”.

    “Komisioni zbatues ka shqyrtuar të gjitha aplikacionet e familjeve që kanë aplikuar online. Gjithashtu, me automatizëm janë shqyrtuar sipas kritereve të njëjta edhe familjet që në të kaluarën kanë përfituar nga skema e vjetër mbështetëse, meqenëse të dhënat e tyre i kemi pasur në databazë”.

    Murati ka folur po ashtu për alikacionet që nuk janë shqyrtuar për shkak të gabimeve por që u është mundësuar riaplikimi me udhëzime të reja, teksa po ashtu ka thënë që do të shqyrtohet edhe një grup i dytë i aplikimeve.

    “Të gjitha familjet që janë miratuar nga Komisioni zbatues e që kanë përfituar nga subvencionimi, këtë do të mund ta shohin në faturat e tyre të energjisë elektrike”.

    “Vlen të theksohet se gjatë shqyrtimit Komisioni ka hasur në numër të konsiderueshëm të aplikacioneve që kanë përmbajtur gabime dhe ka qenë e pamundur që këto aplikime të shqyrtohen. Në lidhje me këtë, aplikuesit do të pranojnë një email me udhëzimin se si të riaplikojnë me të dhëna të sakta”.

    “Gjithashtu, kanë qenë edhe rreth 10 mijë aplikacione që nuk kanë përmbushur kriterin e të ardhurave për t’u konsideruar si familje e cënueshne – kanë pasur të ardhura që kanë tejkaluar nivelin mesatar prej 150 euro/muaj/anëtar. Këta aplikues do të pranojnë një email që i njofton për refuzimin e aplikimit”.

    “Do të ketë edhe një grup të dytë të aplikimeve që do të shqyrtohen, dhe aplikimi është i hapur deri më datën 31 janar 2024, në platformën eKosova, tek: > Shërbime > Grante dhe Subvencione > Aplikimi për subvencionim të energjisë elektrike për familjet e cenueshme”.

    Artikuj të ngjashëm

    Disa pjesë të kryeqytetit pa ndriçim, komuna thotë se njëra rregullohet brenda vitit – tjerat s’dihet

    Kosovë: ​Më shumë energji elektrike e prodhuar në mars

    Në mars pritet të fillojë faturimi i energjisë elektrike në veri

    Të Fundit

    Rama në samitin e NATO-s në Hagë: Takime me Mark Rutte dhe mbretin e Holandës, në fokus siguria në Ballkan

    Raportohet se jahti gjigand i miliarderit izraelit është ankoruar në Portin e Durrësit

    Nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave në Fushë Kosovë, investohen 1 milion e 770 mijë euro

    Kurti flet për ikjet nga mediat: Në Kuvend jam deputet, këtu kryeministër në detyrë

    OEK reagon pas pezullimit të vendimit për dalje të bizneseve në treg të hapur, ka një kërkesë për ZRRE-në

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.