Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fillon seanca e jashtëzakonshme në Komunën e Prishtinës, diskutohet çështja e këmbimit të pronave

    08/02/2024 14:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ka filluar seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

    Pika e vetme e rendit të ditës është anulimi i vendimit për këmbimin e një prone komunale “Prishtina e Re” me një pronë private në Badoc.

    Gëzim Sveçla nga VV-ja iu bëri thirrje të gjithëve që të dalin pro për anulimit të këtij vendimi.

    Ndërsa këtij i është kundërpërgjigjur kryetari, Përparim Rama, duke thënë se kur është miratuar ky vendim, nuk ka reaguar askush.

    Seanca u thirr të dielën nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, që të dielën mblodhën nënshkrimet e nevojshme.

    Gjykata Themelore e Prishtinës së fundmi e ka miratuar kërkesën e Institutit të Kosovës për Drejtësi për ta shtyrë ekzekutimin e vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronës komunale në “Prishtina e Re” me prona private në Badoc.

    Një tokë në Badoc, ku planifikohej ndërtimi i një lagjeje është vendosur nga Kuvendi Komunal i Prishtinës që të këmbehej me një pronë gati trefish më të madhe në zonën Prishtina e Re.

    Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin ndihmuar për ta bërë kuorumin kur u mor vendimi për këmbim në dhjetor të vitit të kaluar.

    Kryetari i Prishtinës ,Përparim Rama insiston se procesi i këmbimit të pronave, për të cilin thotë se ka filluar në qeverisjen e kaluar, është i ligjshëm. Ai thotë se Ministria e Financave i ka vlerësuar tokat para se ai të vinte në karrigen e kryetarit dhe sipas tij, pronën në Badoc me 8 milionë euro, ndërsa atë komunalen me 3 milionë euro. Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, thotë se për këtë vendimi i takon Komunës dhe duhet pyetur Komuna.

    Artikuj të ngjashëm

    Rama: Shpresoj që kryetar i Prishtinës në vjeshtë të jetë ai që e meriton, mirë që këtë s’e cakton Kurti me vendim

    Rama, pas ndërprerjes së grevës nga “Pastrimi”: U pajtuam me punëtorët, por kjo s’do të thotë se pajtohemi me qasjen e menaxhmentit

    Ahmeti: Zgjedhjet, i vetmi opsion – pjesëmarrja do të jetë e vogël

    Të Fundit

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.