Ka filluar protesta para Kuvendit të Kosovës, e cila po mbahet shenjë mbështetje të punëtoreve teknikë të Kuvendit, të cilat kanë hyrë në grevë që prej tri javësh.
Nga pamjet e siguruara të GazetësDemos, protestuesit shihen me pankarta në duar ku shkruan, “Schafberger shtyp punëtoret, Kuvendi e lejon”.
Kjo protestë e Organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, synon të sjellë vëmendje mbi kërkesat e punëtoreve për paga dhe kushte më të dinjitetshme pune.