Policia e Kosovës në Rajonin e Prishtinës ka filluar operacionin e koduar “Semafori” i cili ka për qëllim identifikimin e kundërvajtësve në trafikun rrugor, shkruan GazetaDemos.
Vetëm gjatë ditës së sotme janë konfiskuar 34 patentë shoferë, kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës, me anë të një komunikate.
Ky operacion policor do të shtrihet në të gjitha rrugët e Prishtinës.
Komunikate e plotë:
“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.
Në kuadër të këtyre angazhimeve, sot ka filluar implementimi i planit “Semafori”.
Deri tani u janë konfiskuar 34 patentë shoferë, ngasësve që nuk kanë respektuar sinjalizimin e semaforëve.
Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, shkruan në njoftimin e policisë./GazetaDemos/