Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fillon periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë vendit, ja si të aplikoni

    10/07/2021 07:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga data 10 korrik ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale. Afati për aplikim përmbyllet më 18 gusht 2021.

    Gjatë kësaj periudhe 40 ditore, shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.

    Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

    Informacionet e detajuara dhe si të aplikohet për regjistrim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org, në pjesën: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës, apo në linkun direkt: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

    Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator dhe përfundon më 15 tetor 2021.

    Artikuj të ngjashëm

    54 subjekte kanë nisur aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale 

    Miratohen 566 kërkesa për ndërrim të qendrave të votimit, 66 të tjera u refuzuan

    KQZ: Ndërrimi i Qendrës së Votimit, i hapur deri në fund të gushtit

    Të Fundit

    Demaliaj kërkon llogari nga Ramosaj për koston e lartë prej 8 milionë eurosh për segmentin rrugor Lëbushë-Strellc i Epërm

    Tensionet në Theth, sipërmarrësi: Nuk e lëshoj tokën pa gjak, do ndërtoj sërish

    Dyshohet se dhunoi një djal në Ferizaj, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të miturit

    Një i mitur dyshohet se keqpërdori seksualisht bashkëmoshatarin në një pyll të Gllavicës

    “Ma sjell mëngjesin në shtrat, është shumë romantik”, Anita për Ramushin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.