Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ka filluar “Java 0” për rekrutët e rinj, e që ai ka treguar edhe detaje në lidhje me këto trajnime.
Sipas tij vetëm duke kaluar këto testime, ushtarët bëhen të pathyeshëm për ta mbrojtur atdheun.
Njoftimi i plotë:
Ka filluar “Java 0” për rekrutët e rinj, të cilët duhet ta kalojnë me sukeses këtë test të fundit për tu bërë Kadet të QSU-së.
“Java 0” nënkupton që për rekrutët gjithçka fillon nga pika 0. Ata mësojnë që nga gjërat elementare deri tek disiplina, karakteri dhe lidershipi ushtarak, aty testohen edhe aftësite e tyre për punë ekipore.
Disiplinë ushtarake, trajnime, sfida, rregull, rend, orare strike, qëndrueshmëri fizike dhe psikologjike, të gjitha këto formojnë ushtarët tanë dhe i bëjnë ata të pathyeshëm në mbrojtje të atdheut.