Ka filluar ceremonia e varrimit të Premtim Gashit, viktimës që mbeti i vrarë pasi u shpërndanë një breshëri plumbash dje në lagjen Aktash të Prishtinës.
Premtim Gashi ka vdekur, ndërsa pesë persona janë plagosur nga ky konflikt dje.
Varrimi i tij po bëhet tek varrezat e lagjes Arbëria në Prishtinë.
Në këtë konflikt ishin përfshirë familja Sekiraqa dhe familja Gashi të njohur si “Capat”.
Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ky konflikt ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme.