Në pikat kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë kanë filluar të krijohen kolona të gjata, derisa udhëtarët janë të detyruar të presin deri në 30 minuta për të dalë jashtë Kosovës.
Ndërkaq, pritjet për të hyrë në Kosovë nuk janë aq të gjata sa për të dalë, udhëtarët presin deri në 10 minuta, raporton Gazeta Demos.
Pikat kufitare në Merdarë dhe të Dheu i Bardhë janë më të frekuentuarat për hyrje-dalje nga vendi.
