Sot në orët e hershme të mëngjesit, policia ka nisur një aksion në dy rajone të vendit, atë DRP Mitrovicë Jugu dhe DRP Mitrovicë Veri, shkruan Gazeta Demos.
Lajmin për Gazetën Demos e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Siç konfirmoi policia, ky aksion ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion.
Ndërkaq, në këtë aksion janë arrestuar edhe disa persona.
Pamje nga arrestimet: