sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Filipine/ Ushtarët që u hodhën nga avioni i shpëtuan shpërthimit që la 50 viktima

    05/07/2021 13:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    50 persona humbën jetën nga rrëzimi i një avioni të ushtrisë në Filipine, tragjedia më e rëndë ajrore ushtarake e vendit kjo prej dekadash të tëra.

    Aeroplani Lockheed C-130 po transportonte 96 vetë – shumica e tyre ushtarë, kur rrëshqiti nga pista, teksa po zbriste në aeroportin Jolo të provincës Sulu.

    Ushtarët ishin në mesin e përforcimeve të dërguara për të luftuar militantët islamikë.

    Viktimat përfshijnë kryesisht anëtarë të personelit ushtarak, por edhe tre civilë që ishin në tokë, tha Ministria e Mbrojtjes e Filipineve

    Ata që i mbijetuan fatkeqësisë sakaq, siç rrëfejnë dhe dëshmitarët okulare, ishin kryesisht ushtarë që u hodhën nga avioni përpara se ai të godiste tokën.

    Kjo i shpëtoi jetën, sepse pati një shpërthim kur mjeti preku tokën e ata që mbetën brenda tij, nuk kishin më shpresë shpëtimi.

    Një zëdhënës i forcave të armatosura të Filipineve tha se autoritetet janë duke kërkuar regjistruesit e të dhënave të fluturimit, për të zbuluar shkakun e incidentit.

    Gjenerali Edgard Arevalo sqaroi se nuk ka shenja për ndonjë sulm kundër aeroplanit. Avioni, i cili ka qenë në shërbim të forcave ajrore amerikan, iu dorëzua Filipineve në muajin janar.

    Artikuj të ngjashëm

    Tërmet i fortë godet Filipinet, paralajmërim për cunami

    FSK do të mbajë stërvitje në këtë pjesë të Kosovës, njofton banorët që mos të shqetësohen

    “Iron Wolf”- Pamje mahnitëse nga ushtrimet fushore të FSK-së

    Të Fundit

    28 Nëntori: Edi Rama dhe Albin Kurti shtrëngojnë duart në Vlorë

    Në seancë private për publikun, fillon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

    Haradinaj bënë homazhe tek varri i Isa Boletinit: Ishte gjithnjë në kërkim të së drejtës së mohuar të shqiptarëve

    NATO-ja uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë

    Lutfiu e ngrit flamurin kombëtar në objektin e Komunës së Bujanocit për nder të 28 Nëntorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.