Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Fikret Shatri lëshoi studion e emisionit “Kampionët”, kishte kokëdhimbje e krijuar nga debati i “zhurmshëm”

    28/03/2022 16:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zyrtari i Ministrisë Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fikret Shatri, lëshoi studion e emisionit “Kampionët” të televizionit Kanal10, për shkak të kokëdhimbjes sipas tij. Ai u largua nga emisioni para kohës, duke u arsyetuar se debati dhe zhurma e tepërt ka bërë që ai të fitojë kokëdhimbje.

    Shatri ishte i ftuar në emision për të diskutuar vendimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për të mos çertifikuar nënshkrimet e kandidatit Gramoz Vokrri dhe Kuvendin e thirrur më gjashtë (6) prill nga FFK, se a është i ligjshëm apo jo.

    Në këtë emision të ftuar ishin edhe dy analistët e përhershëm, Faruk Statovci dhe Liridon Leci, ndërsa pjesë të panelit të mbrëmshëm ishin edhe drejtori i FC Prishtinës, Artan Osmani dhe presidenti i FC Trepça ’89, Abedin Zeka.

    Shatri gjatë gjithë emisionit kërkonte që debati të zhvillohej në bazë të argumenteve dhe jo me zhurmë apo të kalohet në çështje personale.

    “Kam qitu një mori shkrimesh, në Viber, muj edhe me t’i dërgu për nivelin e debatit. Për zhurmat që po i ndigojme (dëgjojmë), për mos sinqeritetin, kështu që ju falënderoj shumë për ftesën që ma keni bë. Me të vërtetë nuk kam pritur që të vi në një emision edhe më dhemb koka. Debati duhet me pas një nivel”, ishte arsyetimi i Shatrit gjatë momentit kur ai po largohej nga studio.

    Gazetari dhe moderatori i emisionit, Lorik Gashi, e falënderoi atë për pjesëmarrjen por iu drejtua edhe se emisioni është për të bërë debat dhe secili këtu ka të drejtë të mbrojë mendimet e tyre.

    Të Fundit

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.