Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    FF e Serbisë i ankohet UEFA-s: Presion i jashtëligjshëm dhe jonjerëzor ndaj klubeve serbe të futbollit në Kosovë

    10/04/2023 18:47
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Federata e Futbollit të Serbisë i është drejtuar UEFA-s me një letër duke i kërkuar të ushtrojë presion Federatës së Futbollit të lejojë zhvillimin e garave të jashtëligjshme serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës.

    Në letrën e cila thuhet të jetë urgjente, Federata e Futbollit të Serbisë pretendon se “ne ju njoftojmë me shqetësim të madh se, në ditët e fundit, institucionet e përkohshme në Prishtinë, kanë bërë presion të jashtëligjshëm dhe jonjerëzor në klubet e futbollit… në Kosovë”.

    “Institucionet në Prishtinë i frikësojnë lojtarët e futbollit dhe zyrtarët e sportit të etnisë serbe duke ua ndaluar stërvitjet në stadiumet e veta dhe organizimin e garave lokale”, thuhet në njoftim.

    Tutje, ata bëjnë kërkesë që të ndihmohet me kohë që të “shmangen problemet” nga “veprimet ilegale te institucioneve të Prishtinës” duke harruar që FFK është certifikuar nga UEFA si institucioni i vetëm që bën organizimin e futbollit në Kosovë.

    Në fundjavë, Policia e Kosovës ua ndaloi zhvillimin e garave klubeve serbe, të cilat nuk e njohin Federatën e Futbollit te Kosovës dhe duan të luajnë nën Federatën e Serbisë duke qenë pjesë e territorit të Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Si i bëri për spital disa serbë Mr Bee me shokun e tij, tregon vet ai

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Mr Bee rrëfen për përplasjen brutale me serbët në Australi: Njërit ia ngula thikën në bark, shoku im e goditi me kazmë

    Të Fundit

    Bajrami i reagon Rizvanollit: KEK-u sot 64 euro megavat për orë, nesër 99, pas dy muajsh 260 euro

    Të shtëna masive në Karolinën e Veriut, një person vdes – 11 plagosen

    Vdes 24 vjeçarja pas vetaksidentit në rrugën Drenas–Skenderaj

    Lladrovci kujton Xhevën: Në këtë ditë lindi heroina dhe ideali i saj për liri

    Vetaksident në rrugën Drenas–Skenderaj, raportohet për një person të vdekur

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.