Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Fevziu për Kurtin e Osmanin: Më lëndoi indiferenca ndaj gjykimit të Thaçit në Hagë, e patolerueshme

    13/12/2023 21:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Blendi Fevziu, gazetar i njohur, erdhi në Prishtinë. Arsyeja, sigurisht, është lehtë e rrokshme. Fevziu, kësaj radhe nuk erdhi për të intervistuar, por për të promovuar librin e tij me titull “Takimet e mia me…” Përtej përshkrimeve e shpjegimeve për personazhet e librit, Fevziu foli edhe për disa prej figurave më të njohura të politikës në Shqipër e Kosovë.


    Në fakt, autori i këtij shkrimi e pyeti Fevziun për fatin disi të përbashkët të Hashim Thaçit dhe Sali Berishës, njëri i paraburgosur në Hagën ga Gjykata Speciale, ndërsa tjetri në prag të arrestimit nga SPAK-u.


    Në përgjigjen e tij, Fevziu theksoi se i konsideron edhe Thaçin, edhe Berishën, duke treguar edhe disa rrëfime interesante nga bisedat private që kishte vite më parë këto dy personalite. Gazetari nga Shqipëria tregoi se çfarë i tha Thaçit vite më parë.


    “Duhej një kozhinetë që të lidhte këtë grup që dilte nga lufta me të rinjtë që 20 vite pas luftës kishin një jetë tjetër, një qasje tjetër, që nuk e kishin jetuar luftën. I kam thënë gjithmonë koha është e pamëshirshme. Ti jeton akoma me luftën, me lavdinë, por vjen një brez i tërë që nuk e ka ndjekur luftën, mund të jetë 20 vjeç, që kanë qenë fëmijë dhe nuk kanë të njëjtën përqasje.” – deklaroi Fevziu, transmeton Nacionale.


    Duke folur për gjykimin e Thaçit në Hagë për krime lufte, Fevziu e cilësoi si të padretjë.


    “E para, është e padrejtë gjyqi që po i bëhet dhe akuza e tyrë është e padrejtë. Unë e kam pasur bindje nga përvoja dhe nga informacioni që kam pasur, por mu vërtetua që ata po gjykohen për linjën e komandimit dhe jo për krime personale. Dhe kjo është skandaloze” – vlerësoi Fevziu.


    Fevziu u tregua absolutisht kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, duke i “gjykuar” si indiferentë ndaj gjyqit ndaj Thaçit në Hagë.


    “Ajo që më ka lënduar është indiferenca e disa strukturave të shoqërisë dhe politikës së Kosovës ndaj këtij gjykimi…” – tha Fevziu, teksa ndërhyri autori i këtij shkrimi, duke i kërkuar emra të përveçëm të “indiferentëve”.


    Përgjigja e Fevziut ishte e shpejtë.


    “Vjosa Osmani, Albin Kurti, po t’i përmend të gjithë, mos mendo që kam frikë të përmendi njerëz. Problemi kryesor është i tillë, ata po gjykohen në Hagë jo se kanë qeverisur keq Kosovën, jo se kanë qenë kryeministra dhe presidentë apo kryetarë Kuvendi, s’ka rëndësi të mirë apo të këqinj. Kjo është një çështje që mund të gjykohej në Kosovë. Në qoftëse kanë vjedhur apo kanë bërë korrupsion, le të shkojnë para gjykatës në Kosovë, në qoftëse kanë qeverisur Kosovën keq, janë votuar për t’u larguar nga pushteti, sepse politika ndëshkohet me votë. Ata po gjykohen sepse në momentin më vendimtar, më të rëndësishëm të historisë së Kosovës, ata sakrifikuan jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për Kosovën” – deklaroi Fevziu.


    “Qëndrimi im është këta njerëz kanë sakrifikuar për Kosovën, sot janë atje për të mbrojtur një çështje të Kosovës dhe jo të tyren personale, dhe janë të harruar në një far mënyre. Dhe kjo është e patolerueshme për mua” – vazhdoi ai.


    Fevziu foli edhe për historinë e Kosovës, duke e cilësuar çlirimin dhe pavarësinë e saj, dy meta-proceset politike, si “mrekulli të papërsëritshme”.


    “Jam ndjerë shumë keq, unë insistoj edhe një herë dhe më ka ardhur shumë keq për këtë gjë. Unë mendoj që e kam jetuar çdo ditë historinë e Kosovës…Ajo çfarë ka ndodhur në Kosovë është një mrekulli e papërsëritshme botërore dhe është një histori që ka një gërshetim të gjëra, të asaj çfarë bëri Ibrahim Rugova, qëndresa dhe shteti paralel i shqiptarëve dhe është unikal në botë…Por do të ishte i pamjaftueshëm dhe nuk do të çonte askund pa daljen e UÇK-së dhe pa luftën që e bëri UÇK-ja” – shpjegoi Fevziu.


    Ndërsa për Berishën, Fevziu deklaroi se u ringjall politikisht për shkak të shpalljes “non-grata” nga ShBA-ja. Megjithatë, në pikëvështrimin e autorit të emisionit “Opinion”, Berisha nuk ka të ardhme politike.


    “Sali Berisha është një nga politikanët më të rëndësishëm të Shqipërisë të këtyre 30 viteve, me një ” – ishte përgjigja e shpejtë e Fevziut, i cili shtoi se Berisha tashmë është një nëjri i “tejkaluar nga koha”.

    Artikuj të ngjashëm

    Fevziu – Buzhalës: Pse s’më le të votoja për Albinin në Kosovë?

    Blendi Fevziu zbulon një detaj interesant të bisedës me Raketën- e kishte lënë aktrimin për të luftuar

    Blendi Fevziu në podcast me Lumir Abdixhikun: Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, ZERO

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.