Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Festat e fundvitit, rreth 15 mijë pajisje dekorative ndalohen për përdorim në treg

    30/11/2024 21:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Rreth 15,000 pajisje dekorative të pasigurta janë ndaluar nga tregu.

    Kështu bëri të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Sipas njoftimit. Këto produkte janë konstatuar si të papërputhshme me kërkesat ligjore dhe standardet përkatëse të sigurisë.

    MINT bën të ditur se dritat dekorative elektrike që nuk përmbushin standardet përkatëse mund të paraqesin rrezik serioz për goditje elektrike ose zjarr, duke vënë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve

    “Në dy javët e fundit, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka kryer verifikime të ndriçimeve dekorative që përdoren për festat e fundvitit.

    Gjatë procesit të zhdoganimit në pikat doganore, si dhe në tregun e brendshëm, janë ndaluar nga futja në treg ose janë larguar nga qarkullimi rreth 15,000 copë pajisje dekorative. Këto produkte janë konstatuar si të papërputhshme me kërkesat ligjore dhe standardet përkatëse të sigurisë.

    Dritat dekorative elektrike që nuk përmbushin standardet përkatëse mund të paraqesin rrezik serioz për goditje elektrike ose zjarr, duke vënë në rrezik jetën dhe pronën e qytetarëve.

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbetet i përkushtuar për të garantuar sigurinë e konsumatorëve dhe mbrojtjen e tyre nga produktet e rrezikshme”, thuhet në njoftim

    Artikuj të ngjashëm

    Komuna e Prishtinës jep tenderin për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit, kaq do t’i kushtojë

    Lëndohet nga plumbi qorr një person në Prishtinë

    Viti i Ri nis me një lajm të keq për xhepat e duhanpirësve

    Të Fundit

    Osmani ndanë medaljen presidenciale të meritave nënave të Srebrenicës

    Bali Muharremaj merr mbështetjen e AAK-së edhe për një mandat për kryetar të Suharekës

    Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

    U plagos në vendin e punës, duke luftuar me grabitësin serb, Fahri Ademi ende i palëvizshëm

    Presidenti turk flet për takimin e mundshëm me Putinin, Zelenskyn dhe Trumpin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.