Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Festa e shfrenuar e Sanna Marin, kryeministri i këtij shteti i del në mbrojtje

    20/08/2022 16:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Party gate”, festa private e shfrenuar e kryeministres Sanna Marin, i kalon kufijtë e Finlandës. Homologu polak, Mateusz Morawiecki, i doli në mbrojtje 36-vjeçares kur u pyet lidhur me videot e publikuara, ku shefja e qeverisë së Helsinkit shfaqet të dëfrehet me miqtë e saj të ngushtë në kërcime dhe këndime.

    “Po, mund të them se e kam parë videon e kryeministres Sanna Marin që kërcen dhe mendoj se ajo ka një arsye të jetë e lumtur pasi Finlanda iu bashkua NATO-s. Kështu që nëse kryeministrja e Finlandës konsumoi pak më shumë vodka dhe për shkak të saj kërceu, nuk ka asgjë të tmerrshme këtu. Jam shumë i lumtur që ajo e ndau me ne atë lumturi”, tha kryeministri i Polonisë.

    Videot e Sanna Marin të bëra publike u shoqëruan me polemika të mëdha në Finlandë. Imazhet ku kryeministrja feston e shfrenuar me miqtë e saj, të cilët janë figura publike dhe artistë të njohur në vend, u bënë menjëherë virale duke bërë xhiron e botës.

    Për këtë arsye, disa politikanë të opozitës ngritën dyshime se shefja e qeverisë mund të kishte konsumuar substanca të paligjshme. Por, Sanna Marin njoftoi se i është nënshtruar një testi droge, dhe ka mohuar që të ketë përdorur drogë ndonjëherë në jetën e saj.

    Ndërkohë, 36-vjeçarja është kryeministrja më e re në moshë në mbarë botën dhe nuk e ka mbajtur asnjëherë sekret frekuentimin e festave me muzikë dhe shpesh është fotografuar në festivale. Javën e kaluar, Marin u zgjodh si kryeministrja më interesante e globit nga media gjermane Bild./A2CNN

    Artikuj të ngjashëm

    Më në fund, vjen deklarimi i Sanna Marin: Edhe politikanët kanë nevojë për argëtim

    Publikohet video e re e Sanna Marin, këtë herë në kërcim intim me një vajzë tjetër

    Ky është rezultati i testit të drogës që iu nënshtrua kryeministrja finlandeze

    Të Fundit

    Aktivizohen sirenat në Izrael, dyshohet për sulm nga Jemeni

    “Çka po do opozita?” – deputeti i VV-së publikon “skenarin” e dështimit të seancave të Kuvendit

    Presidenca daneze zotohet se do të punojë për të gjetur rrugë për integrimin e Kosovës me BE-në

    Duda Balje për bllokaden në Kuvend: Fajësia shkon me fuqi, më i fuqishmi është përgjegjësi

    Gazeta gjermane: Edi Rama mes pikturës dhe pushtetit, katër mandate – një rekord në histori

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.