Lajme
Festa e 28 Nëntorit, Haradinaj bën homazhe te varri i Isa Boletinit: Mbetet frymëzim për shqiptarët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka nisur ditën nga Boletini në nderim të 28 nëntorit.
“Në prag të ditës më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorit, e nisa ditën në Boletin, aty ku prehet heroi ynë kombëtar, Isa Boletini. “Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria”, ishte thënia që e shoqëroi gjatë gjithë jetës, në mbrojtje të së drejtës së shqiptarëve, të cilëve për dekada u ishte mohuar padrejtësisht liria dhe identiteti.
Isa Boletini mbetet frymëzim për secilin shqiptar, për ta dashur e mbrojtur lirinë, për ta ruajtur identitetin dhe për t’u përkushtuar ndaj të drejtave tona kombëtare, ashtu siç ai bëri me guxim dhe vendosmëri të pashoq”, tha ai.