Pikët e plota mbetën në Ferizaj!
Skuadra ikonë e këtij qyteti, e mposhti Suharekën me rezultat 3-1, duke bërë një hap të rëndësishëm për t’iu shmangur zonës së rrezikut.
Nga ana tjetër, suharekasit e “verdhë”, tashmë edhe seriozisht janë kthyer në kandidat për të rënë nga liga.
14 dhjetori i vitit të kaluar, ishte dita kur ky ekip ka fituar për herë të fundit në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Që nga ai moment e deri më sot, Suhareka ka humbur katër herë, me veç një barazim.
Me 26 pikë, kjo skuadër tani mbetet 3 pikë prapa Ferizajit, kurse nëse Dukagjini e fiton duelin e nesërm kundër Malishevës, atë herë therandasit do të zbresin te zona e barazhit.
Përballja e sotme ishte e para e xhiros 23-të në eliten futbollistike, e cila nesër do të dhurojë dy ndeshje derbi.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi e pret Dritën, kurse Ballkani në Suharekë, është nikoqir i Prishtinës.