Ferizaj: Mbi 1 mijë e 500 gjoba të shqiptuara për një javë dhe 19 patentë-shoferë të pezulluar

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se përgjatë kësaj jave ka shqiptuar 1 mijë e 534 gjoba kundërvajtëse si dhe ka pezulluar 19 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Përgjatë kësaj periudhe, janë regjistruar gjithsej 36 aksidente, nga të cilat 20 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 22 persona si dhe 16 aksidente me dëme materiale.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: -Stacionit më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e Policisë.